Blog Image
2025-01-13

Maja e Hasanit, me një lartësi prej 1900 metrash mbi nivelin e detit, ndodhet në veri-perëndim të qytetit të Pejës, në Bjeshkët e Rugovës. Kjo majë ofron një shteg ecjeje të shkurtër dhe të këndshëm, të përshtatshëm për ata që kërkojnë një ngjitje të moderuar pa kërkesa të larta fizike.Vlenë të theksohet se në këtë zonë gjindet edhe lulja Ylli Alpin (Edelëeisse).

Detajet e ecjes:

-Pika e nisjes: Fshati Lipë, i vendosur rreth 1200 metra mbi nivelin e detit. Rruga deri në Lipë është e asfaltuar, por gjatë dimrit mund të jetë e vështirë për shkak të borës.

-Gjatësia e shtegut: Rreth 6 kilometra vajtje-ardhje, me një diferencë lartësie prej 350 metrash. Kjo e bën ecjen të lehtë dhe të përshtatshme për shumicën e njerëzve. 

-Kohëzgjatja: Rreth 3-4 orë për të përfunduar ecjen vajtje-ardhje.

-Vështirësia: E mesme; shtegu kalon nëpër terren të hapur me pamje të gjera dhe mbresëlënëse, duke përfshirë Kanionin e Rugovës dhe Bjeshkët e Nemuna.

Përgatitja:

-Uji: Rekomandohet të merrni rreth 1.5-2 litra ujë me vete, pasi burimet e ujit janë të kufizuara përgjatë shtegut.

-Ushqimi: Merrni ushqim të mjaftueshëm për një ditë, si dhe fruta të thata ose bare energjie për energji shtesë.

-Veshja: Vishni rroba të përshtatshme për motin dhe këpucë të rehatshme për ecje. Gjatë dimrit, janë të domosdoshme çizme dhe veshje dimërore, si dhe pajisje shtesë si doreza dhe kapele.

Për mëshume mund të vizitoni blogun tonë për përgatitje : Lista e Pajisjeve për Ngjitje Dimërore: Çfarë Duhet të Merrni me Vete


Hasan\'s Peak

Hasan's Peak, with an altitude of 1900 meters above sea level, is located northwest of the city of Peja, in the Rugova Mountains. This peak offers a short and pleasant hiking trail, suitable for those looking for a moderate climb without high physical demands. It is worth noting that the Alpine Star (Edelweiss) flower is also found in this area.

Hiking details:

-Starting point: Lipë village, located about 1200 meters above sea level. The road to Lipë is paved, but during the winter it can be difficult due to snow.

-Length of the trail: About 6 kilometers round trip, with an altitude difference of 350 meters. This makes the hike easy and suitable for most people.

-Duration: Approximately 3-4 hours to complete the round trip.

-Difficulty: Medium; the trail passes through open terrain with extensive and impressive views, including the Rugova Canyon and the Bjeshkët e Nemuna Mountains.

Preparation:

-Water: It is recommended to take about 1.5-2 liters of water with you, as water sources are limited along the trail.

-Food: Take enough food for a day, as well as dried fruits or energy bars for extra energy.

-Clothing: Wear weather-appropriate clothing and comfortable hiking shoes. During winter, winter boots and clothing are essential, as well as additional equipment such as gloves and hats.

For more information, you can visit our preparation blog: Winter Climbing Equipment List: What to Bring

Të sugjeruara

Bjeshkatari 2024-11-18

Destinacionet Kryesore për Hiking në...

Bjeshkatari 2024-11-21

Destinacionet Kryesore për Hiking dhe...

Bjeshkatari 2024-07-18

Eksplorimi i Fshatit Bogë,Rugovë