Blog Image
2024-11-15

Udhëtim me biçikletë në Ferizaj: Zbulo Histori dhe Trashëgimi

Nëse ju pëlqen të eksploroni vende me histori dhe kulturë, një udhëtim me biçikletë në Ferizaj është zgjedhja ideale. Ky itinerar ju çon në pika të veçanta historike si ish-shkolla dhe shtëpi tradicionale që kanë mbijetuar ndër vite. Duke pedaluar nga një vend në tjetrin, do të shijoni pamjet natyrore dhe do të njiheni më nga afër me trashëgiminë e kësaj zone.

Udhëtimin mund ta filloni nga Ish-Gjimnazi “Ismajl Qemajli” dhe ta përfundoni te Shtëpia tradicionale në Koshare.

1.Ish-Gjimnazi “Ismajl Qemajli”

Ish gjimnazi “Ismajl Qemajli” është ndërtuar në vitin 1928. Në këtë shkollë kanë mësuar nxënës të komuniteteve të ndryshme që jetojnë në komunën e Ferizajt, si ata shqiptarë, serb, romë, ashkalinjë, etj. Objekti është në gjendje të mirë, mirëpo aktualisht nuk është në shfrytëzim. Në oborrin e kësaj shkolle në vitin 1991 regjimi i asaj kohe ka ndërtuar një ndërtesë disa katëshe të cilën nuk arriti ta përfundoj.

2.Ish-Konvikti për student

Ish-Konvikti për studentë është ndërtuar në vitin 1930 dhe deri në përfundim të viteve 1991-92 ka shërbyer si shkollë fillore. Pas përfundimit të luftës, prapë kjo shkollë u shëndrrua në një objekt edukimi, për profesione adekuate profesionale në fushën e ndërtimtarisë. Nga viti 2012, kjo ndërtesë është në shfrytëzim të organizatave të ndryshme.

3.Ish-mejtepi i Neredimes

Shkolla e Neredimes i përket shekullit XIX-të. Në fillim kishte shërbyer si mejtep (shkollë fetare), për të shkolluar hoxhallarët dhe më pas është përshtatur dhe ka vepruar për vite të tëra si objekt shkollor për trevën e Neredimes.

4.Mejtepi i fshatit Pleshinë

Ky objekt daton nga fillimi i shekullit XX-të, së pari kishte shërbyer si mejtep, ku mësimi zhvillohej kryesisht në gjuhën osmane dhe arabe, ku nga kjo shkollë dilnin klerik fetar. Pas Luftës së Parë Botërore me pushtimin e Kosovës nga SKS-ja, ky objekt pati një ridestinim, duke u shndërruar nga një mejtep në shkollë për edukimin e kolonistëve të ardhur serb pas vitit 1919. Kurse pas Luftës së Dytë Botërore, ky objekt kishte përfshirë edhe nxënës shqiptarë, renovimi i tij u bë në vitin 2012, duke u bërë pjesë e shkollës “Pesë Dëshmorët e Kombit” dhe për të shërbyer si bibliotekë e shkollës.

5.Shtëpia e Emrush Jasharit në Jezerc

Kemi të bëjmë me ekzistencën e një kompleksi banesor që përfaqëson arkitekturën tradicionale që ishte karakteristik për shumë shtëpi në Jezerc. Por kjo shtëpi edhe në ditët sotme, ka arritur të mbijetoj, duke përfaqësuar njërën ndër vlerat e traditës së kësaj ane, përmes punimit të shtëpive nga materiali i gurit. Kjo shtëpi është ndërtuar më 1830.

6.Shtëpi tradicionale në Koshare

Shtëpia e Hasan Fazlisë në fshatin Koshare, ka një stil arkitekturor vernakular, karakteristik për arkitekturën dhe ndërtimet në pjesë të ndryshme Kosovës kryesisht në Rrafshin e Kosovës. Këtu kemi të bëjmë me një kombinim teknikash dhe materialesh të ndërtimit siç janë: drurit me qerpiçin që bëjnë të mundur ndërtimin dhe lidhjen e mureve me llaç. Këto praktika të ndërtimit ishin thuajse stile të ndërtimit që gjenin përdorim përgjatë tërë shekullit XIX-të, dhe për të vazhduar edhe në shek. XX-të. Andaj, kjo shtëpi tradicionale përket periudhës së gjysmës së dytë të shekullit XIX-të.

Bike Tour in Ferizaj: Discover History and Heritage

If you like to explore places with history and culture, a bike trip to Ferizaj is the ideal choice. This route takes you to special historical points such as former schools and traditional houses that have survived over the years. By pedaling from one place to another, you will enjoy the natural views and get to know the heritage of this area more closely.

You can start the journey from the Former Gymnasium "Ismajl Qemajli" and end it at the traditional house in Koshare.

1. Former Gymnasium "Ismajl Qemajli"

The former "Ismajl Qemajli" high school was built in 1928. In this school, students from different communities living in the municipality of Ferizaj, such as Albanians, Serbs, Roma, Ashkalinja, etc., have studied. The facility is in good condition, but is currently not in use. In the yard of this school, in 1991, the regime of that time built a several-story building, which I did not manage to finish.

2. Former Dormitory for students

The former Student Dormitory was built in 1930 and served as an elementary school until the end of 1991-92. After the end of the war, this school was again transformed into an educational facility for adequate professional occupations in the field of construction. Since 2012, this building has been used by various organizations.

3. Ex-mejtepi of Neredima

Neredime School belongs to the 19th century. At first it served as a mejtep (religious school), to educate the Hoxhallars, and then it was adapted and operated for years as a school facility for the Neredime region.

4. Mejtepi of Pleshina village

This building dates from the beginning of the 20th century, it first served as a mejtep, where teaching was conducted mainly in the Ottoman and Arabic languages, where religious clerics graduated from this school. After the First World War with the occupation of Kosovo by the SKS, this facility was repurposed, transforming from a mejtep into a school for the education of Serbian colonists who arrived after 1919. But after the Second World War, this facility included also Albanian students, its renovation was done in 2012, becoming part of the "Five Martyrs of the Nation" school and to serve as the school's library.

5. Emrush Jashari's house in Jezerc

We are dealing with the existence of a residential complex that represents the traditional architecture that was characteristic of many houses in Jezerc. But even today, this house has managed to survive, representing one of the values ??of the tradition of this area, through the construction of houses from stone material. This house was built in 1830.

6. Traditional house in Koshare

The house of Hasan Fazli in the village of Koshare, has a vernacular architectural style, characteristic of the architecture and constructions in different parts of Kosovo, mainly in the Kosovo Plain. Here we are dealing with a combination of construction techniques and materials such as: wood and adobe that make it possible to build and bond walls with mortar. These building practices were almost building styles that were used throughout the 19th century, and to continue in the 19th century. XXth. Therefore, this traditional house belongs to the period of the second half of the 19th century.

Të sugjeruara

Bjeshkatari 2024-10-28

Shtigjet për ecje në rrethinën e Fe...

Çiklizëm 2024-11-15

Udhëtim me biçikletë në Ferizaj: Z...