Bregu i Rrethit, Valbonë
Data: 2024-10-27 : 06:00
Vendi nisjes: Tek policia, Ferizaj
Çmimi: 20 euro
Kategoria: e lehte
Vendi: Shteti: Kosovë
Këtë të diel 27 Tetor, ju ftojmë të na bashkoheni në ecjen e radhës në Bregun e Rrethit, Valbonë.rnBregu i Rrethit ndodhet buze Majes së Thate dhe ofron pamje spektakolare t’gjithë Masivit të Zhaborrëve, Jezercës, Kollates dhe pjesen jugore të Majes së Thatë. Kthimi do bëhet nga një shteg tjeter përmes fshatit Kukaj. Nisja nga Lugina e Valbonës do të bëhet pranë Ures së Kollates 930 m/Imd për të vazhduar deri te pika më e lartë që është Bregu i Rrethit.rnShtegu është pa rrëzikshmëri dhe i përballueshëm nga të gjithë, përfshirë edhe personat që dëshirojnë të provojnë për herë të parë ngjitjen në mal. rnVeshtersia e cjes është e lehtë / mesatare me gjatesi rreth 5 km një drejtim 10 km lartë / poshtë me lartesi 1550 m/Imd dhe ngjitje 660 m.rnNisja me autobus/minibus afer parkingut te INTEREX afar QKUK-së në ora 6:00 kthimi në Prishtinë në ora 20:00.rnPaisjet : rnKëpucë mali me qafë / këpucë të përshtatshme për ecje malore, veshje sportive, duks, dy maica për ndërrim, kapele, syze dielli, dorza, çnate shpine, krem kunder diellit dhe çdo aksesor tjeter që ju ndihmon për ngjitje alpine.rnUshqim një ditor si dhe 1,5 l uijë. rnFruta të thata, çokollata dhe ushqime sipas deshires.rnPagesa për transport dhe pjesëmarrje 20 € për person, kurse për ata që bashkangjiten me vetura private 10 € për person. rnRezervimi : rn+38348888212 (Viber, sms, WhatsApp, thirrje) rnmessenger dhe instagramrnVËREJTJE!rnGjatë ngjitjes t’u përmbaheni rregullave dhe instruksioneve të guidave dhe për gjithçka që keni nevojë t’i KONTAKTONI ata.rnNuk lejohet ecja para guidave!rnPersonat të cilët nuk ndjekin INSTRUKSIONET e guidave dhe pësojnë ndonjë lëndim NUK MARRIM PËRGJEGJËSI!rnLusim bjeshkatarët që muzikë të dëgjojnë vetëm me kufje.rnGjithkush ta marrin përgjegjesi për vetveten!