2024-10-20
07:00
15 Eur

Ecje tek Shpella e Kusarit & Maja e Kunorave

Data: 2024-10-20 : 07:00

Vendi nisjes: Tek policia, Ferizaj

Çmimi: 15 euro

Kategoria:

Vendi: Shteti: Kosovë

Super aventura e radhës 🏔🤍rnKëtë të diel (20.10.2024) Kosovo Hiking Club ju fton të bashkangjiteni në një ditë shumë atraktive, tek Shpella e Kusarit dhe më pas ngjitje tek "Maja e Kunorave” Bjeshka e Pashtrikut 🌅💛rnShpella e Kusarit gjindet në një terren malor të shkëmbinjëve karstikë, rrëzë maleve të Pashtrikut. Karakterizohet me mure të larta shkëmbore me një hyrje natyrore në shkëmb dhe dy ambienteve shkëmbore, të cilat e bëjnë shumë të veçantë.rnPas vizitës në shpella, do të vazhdojmë ecjen në shtegun e Gurrës së Bardhë deri në Majën e Kunorave. Nga Maja peisazhi është 360% dhe shihen fshatra të Shqipërisë veriore, Bjeshket e Nemura dhe Rrafshi i Dukagjinit ⛰️🌄rnGjatësia e shtegut do të jetë rreth 14km dy drejtimetrnDetajet për pjesëmarrës ⬇️rnRezervimet ☎️ : mund t'i bëni përmes telefonit në +38345632004 (Viber, Whatsapp apo thirrje) ose në inbox të faqes sonë.rn*Cmimi për pjesëmarrje është 15 euro për autobus dhe 10 euro për ata që vijnë me vetura.rnNisja 📣: E diel, 20 tetor 2024 te parkingu prapa Pallatit të Rinisë (përballë ish RTV21) Prishtinë. Ora 7:00 e mëngjesit.rnTë interesuarit mund të bashkangjiten gjatë rrugës Prishtinë - Gjakovë, përkatësisht:rn*Fushe Kosovë: 07:10rn*Komoran: 07:30rn*Udhëkryqi i Klinës: 08:00rn*Gjakovë: 08:45rnRrobat: Cizme të përshtatshme për ngjitje. Dy maica për t'i ndërruar pas djersitjes, duks dhe xhaketë të lehtë. Kapele, syze për diell dhe spf. Çantë shpine me ushqim ditor, fruta të thata, pemë ose çokollata dhe 1.5 l ujë. 🧃🍪🍓🥑rnDashni për natyrën 🫶