Kelmendi dhe Lëpusha në Vjeshtë
Data: 2024-10-12 : 07:00
Vendi nisjes: Tek policia, Ferizaj
Çmimi: 100 euro
Kategoria: mesatare
Vendi: Shteti: Shqipëri
Të dashur miq,rnKëtë fundjavë do të udhëtojmë në Këlmend dhe Lëpushë në veriun e Shqipërisë me ç’rast do ta ngjesim edhe Majën e Vajushës. Kësaj radhe ngjyrat e vejshtës do të na përcjellin në rrugën tone drejt Majës së Vajushës dhe vizitave nëpër fshatrat e Këlmendit. Leqet e Hotit, Tamara, Selca, Cemi dhe Lëpusha janë vetëm disa nga vendet e vizitës në Malësinë e Madhe.rnℹ️ Kjo ekspeditë është dy ditore dhe ka karakter të travel, vizitë dhe ecje. Ditën e shtunë ka udhëtim dhe vizita nëpër Luginën e Këlmendit, ndërsa të dielen bëhet ecja drejt Vajushës e cila e mbizotëron regjionin dhe është një nga atraksionet më të vizituara, prandaj gjatë udhëtimit kemi rastin të shohim shumë pika të rëndësishme natyrore dhe etno-grafike të gjithë rajonit të fisit Kelmend.rnPjesëmarrja është e hapur; rezervimi dhe parapagimi obligativ; numri është i kufizuar.rnDetajet e organizimit:rn🕖 Nisja nga Prishtina: e Shtunë 12.10.2024 / ora 07:00rn🕖 Kthimi në Prishtinë: e Diel 13.10.2024 / 21:00rn📍 Vendi i nisjes: Parkingu para Stacionit të Trenitrn🚍 Lloji i transportit: Autobusrn🏠 Akomodimi: Në Bujtina (1 natë).rn💶 Kosto e pjesëmarrjes: 100.00 € për personrnPërfshihen: Organizimi, guida, transporti Prishtinë-Lëpushë; një natë fjetje në Bujtinë me dhoma të përbashkëta (darkë dhe mëngjes)rnMënyra e rezervimit:rnPreferohet me 📩 E-mail (alpineclubprishtina@gmail.com); (www.facebook.com/KlubiAlpinPrishtina/) ose në ☎️ Tel: +383 44 240 517 (SMS, Viber, WhatsApp). E dërgoni Emrin-at/Mbiemrin-at; dhe e prisni konfirmiminrnVëmendje: Për shkak të numrit të kufizuar të pjesëmarrësve, në rast të plotësimit të vendeve KAP mund ta ndërpresë rezervimin para afatit të publikuar.rn📋 Plani i udhëtimit:rnE Shtunë (Dita l): Nisja do të bëhet në ora 07:00, parkingu te Stacioni i Trenit nga ku vazhdohet drejt Shkodrës për një pushim të shkurtër. Nga Shkodra vazhdojmë drejt Leqeve të Hotit dhe ndalemi në Tamarë për vizitë dhe shëtitje sipas dëshirës. Nga Tamara udhëtojmë për në Selcë dhe Lëpushë ku edhe akomodohemi; pas akomodimit, kohë e lire, darkë tradicionale dhe shoqërim.rnE Diel (Dita ll): Mëngjesi dhe kalimi nëpër fshat drejt Ujëvarës dhe Vajushës ku i kemi gjithsej 10 km në të dy drejtimet. Pas kthimit në bujtinë nisemi për në Prishtinë.rnUdhëheqës: Qendrim SopirnKAP ju dëshiron vikend të këndshëm ☺️