Bjeshkët e Nemuna
Data: 2024-10-13 : 06:00
Vendi nisjes: Tek policia, Ferizaj
Çmimi: 15 euro
Kategoria: e lehte
Vendi: Shteti: Kosovë
Të dashur miq,rnKlubi Alpin Podguri ju fton të merrni pjesë në ecjen e së dielës në Bjeshkët e Nemuna. Kësaj radhe do ti ecim nëpër Bjeshkët e Belegut, Bogiqes dhe Trekufirit dhe liqeni i Tropojes (rajoni në mes Kosovës, Malit të Zi dhe Shqipërisë). Caku është Maja e Terkufirit e cila ka pozitë të veçantë gjeografike nga ku shihen rajone të tëra të Dinarikeve, duke përfshirë Bjeshkët e Tropojës, Bjeshkët e Plavës dhe Gucisë, Bjeshkët e Deçanit .rnEcja është e karakterit të lehtë dhe e përshtatshme edhe për fillestarë.rnDetajet e Organizimit:rnNisja: 13.10.2024 / ora 06:00rnVendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21 Lloji i Transportit: AutobusrnParticipimi për pjesëmarrje: 15.00€rnPër Pjesëmarrësit me vetura private: 10.00 €rnAfati i Fundit për Rezervim: E Shtunë ora 12:00rnVëmendje: Nuk rekomandohet udhëtimi me vetura private, për shkak të terrenit !rnSi të Rezervoni:rnTel:+ 383 44 863424, , (SMS, Viber, WhatsApp).rnLartësia Max: 2366 m/lmdrnVendndodhja: Bjeshkët e Nemuna (Perëndim)rnEcje e Planifikuar: 5 orërnGjatësia e Shtegut: Gjithsej 13 kmrnKarakteri i Shtegut: Shtigje bjeshke, livadhe alpine dhe lartësi piktoreskernKërkesa: Përgatitje për ecje standarde bjeshkatare; ushqim të zakonshëm dhe ujë.rnJu lutemi, lajmërohuni me kohë për rezervim !rnEkspeditën e udhëheq: #KlubiAlpinPodguri