Maja e Ortekut
Data: 2024-09-29 : 06:00
Vendi nisjes: Tek policia, Ferizaj
Çmimi: 15 euro
Kategoria: e lehte
Vendi: Shteti: Kosovë
Përshëndetje adhurues të ecjeve,rnkëtë të diel, ftoheni të na bashkëngjiteni në ecjen që do ta bëjmë në malet e Sharrit nga pjesa e Maqedonisë së Veriut.rnNga Kodra e Diellit do të vazhdojmë ngjitjen drejt majës së Ortekut (Pllatit) 2398 m/lmd.rnPamjet, jo vetëm nga maja, por gati se gjatë gjithë shtegut janë tërheqëse. Andaj, si të tilla, mundësojnë kapje të fotografive, të cilat edhe mund të bëhen pjesë e kujtimeve tuaja të mrekullueshme.rnEcja posi nuk konsiderohet e vështirë (ngjitje 720), mund të themi që është e përshtatshme edhe për kanë në plan t'i hyjnë pasionit tërheqës të bjeshkatarisë.rnGjatësia e shtegut në një drejtim 8.5 km.rnVeshja duhet të jetë e përshtatshme për kohën.rnVendtakimi: Në rrugën midis Waikik-it dhe Viva fresh-itrnOra: 5:45-6:00rnParticipimi: 15 eurornMeqë kalojmë kufirin, njërin nga dokumentet (letërnjoftimin ose pasaportën), duhet ta keni me vete.rnRastin ideal për t'u kënaqur me këtë atraksion, nuk e humbisni nëse i rezervoni vendet me kohë, duke na shkruar në inbox ose në numër telefoni 044125673.rnAfati i fundit deri të shtunën (28.09.2024), ora 15:00.rnNëse plotësohet numri i planifikuar, lista do të mbyllet edhe para kësaj ore.rnShoqëria Bjeshkatare "MAJA"