Hiking në Lumin e Gashit

Ngjitje në bjeshkë dhe male.

Data and hour: 2024-10-20 - 06:30

Vendi i nisjes: Afer parkingut te INTEREX afar QKUK-së

Çmimi: 15 €

Kategoria: e lehte

Vendi: Afer parkingut te INTEREX afar QKUK-së

Statusi: Active

Këtë të diel 20 Tetor, ju ftojmë të na bashkoheni në ecjen e radhës në Lumin e Gashit, Tropojë.\r\nLumi i Gashit është një mrekulli natyrore, e mbrojtur nga UNESCO, si njëra ndër 4 vendet në Shqipëri që hyjnë në trashëgimitë natyrore të botës (World Heritage Sites).\r\nLumi i Gashit shtrihet në një zonë natyrore me peizazhe të mahnitëshme në verilindje të Alpeve Shqiptare, në rrethin e Tropojës, shumë larg zonave të banuara.\r\nI pasur me ujëra të kristalta, e i mbuluar nga pyje të virgjëra ahu përgjatë gjithë gjatësisë së tij.\r\nVeshtersia e cjes është e lehtë / mesatare me gjatesi rreth 9 km një drejtim 18 km lartë / poshtë. Ndalesa e fundit e ecjes do të jetë pran shkalleve.\r\nShtegu përgjatë Lumit të Gashit nuk ka pjerrësi të madhe, dhe disniveli është i ulet.\r\nNisja me autobus/minibus afer parkingut te INTEREX afar QKUK-së në ora 6:30 kthimi në Prishtinë në ora 20:00 +/-.\r\nDo të kalojmë në Fushë Kosovë kah ora 06:45, Komoran 7:10, te udhekryqi i Klinës 7:40 për të interesuarit nga qytetet (Klinë, Pejë, Istogu) në Gjakovë në orën 8:10.\r\nPaisjet :\r\nKëpucë mali me qafë / këpucë të përshtatshme për ecje malore, veshje sportive, duks, dy maica për ndërrim, kapele, syze dielli, dorza, çante shpine, krem kunder diellit dhe çdo aksesor tjeter që ju ndihmon për ngjitje alpine.\r\nUshqim një ditor si dhe 1,5 l uijë.\r\nFruta të thata, çokollata dhe ushqime sipas deshires.\r\nPagesa për transport dhe pjesëmarrje 15 € për person, kurse për ata që bashkangjiten me vetura private 10 € për person.\r\nRezervimi :\r\n+38348888212 (Viber, sms, WhatsApp, thirrje)\r\nmessenger dhe instagram\r\nVËREJTJE!\r\nGjatë ngjitjes t’u përmbaheni rregullave dhe instruksioneve të guidave dhe për gjithçka që keni nevojë t’i KONTAKTONI ata.\r\nNuk lejohet ecja para guidave!\r\nPersonat të cilët nuk ndjekin INSTRUKSIONET e guidave dhe pësojnë ndonjë lëndim NUK MARRIM PËRGJEGJËSI!\r\nLusim bjeshkatarët që muzikë të dëgjojnë vetëm me kufje.\r\nGjithkush ta marrin përgjegjesi për vetveten!