Ecje në Shqipëri: Tërshena e Kukësit ☀️⛰️

Ngjitje në bjeshkë dhe male.

Data and hour: 2024-10-13 - 06:00

Vendi i nisjes: Te parkingu prapa Pallatit të Rinisë (përballë ishRTV21) Prishtinë.

Çmimi: 10 €

Kategoria: e lehte

Vendi: Te parkingu prapa Pallatit të Rinisë (përballë ishRTV21) Prishtinë.

Statusi: Active

Këtë të diel 13.10.2024, ju ftojmë në ecjen vjeshtore të rradhës në një shteg shumë pak të eksploruar deri tash, që ofron pamje mahnitëse tek zona e Kukësit - Shtegu i Tërshenës 🌳🍁💛\r\nShtegu karakterizohet me pamjet fantastike që e rrethojnë sidomos në këtë periudhë të vitit 🍂🍃🍁 gjatë ecjes do të shohim atraksione të shumta si monumentin natyror të Kanionit të Shkallës së Keqe, Ujëvaren, Kullat e vjetra Rrasen dhe Mullirin me ujë. Ecja zgjat 11km gjithsej me 1850m lartësi mbidetare dhe kurorëzohet me një panoramë të hapur të gjithë regjionit përreth. (Ecja konsiderohet si e lehtë/ mesme) 🏔️🧡\r\n*Sipas parashikimeve të motit, e diela do të jetë ditë me diell ☀️☀️☀️ dhe kthehemi në Prishtinë në orën 19:00.\r\nDetajet për pjesëmarrës ⬇️\r\nRezervimet ☎️ : mund t\'i bëni përmes telefonit në +38345632004 (Viber, Whatsapp apo thirrje) ose në inbox të faqes sonë.\r\n*Cmimi për pjesëmarrje është 20 euro për autobus dhe 10 euro për ata që vijnë me vetura.\r\nNisja 📣: E diel, 13 tetor, 2024 te parkingu prapa Pallatit të Rinisë (përballë ishRTV21) Prishtinë.\r\n⏰ Ora 7:00 e mëngjesit.\r\nRrobat: Cizme të përshtatshme për ngjitje. Dy maica për t\'i ndërruar pas djersitjes, duks dhe xhaketë të lehtë. Kapele, syze për diell dhe spf.\r\nÇantë shpine me ushqim ditor, fruta të thata, pemë ose çokollata dhe 1.5 l ujë. 🧃🍪🍓🥑