Aventurë me teleferik, ecje dhe varka në Vodno - Matka

Ngjitje në bjeshkë dhe male.

Data and hour: 2024-09-29 - 07:00

Vendi i nisjes: Në parkingun përballë ish Rtv 21, Prishtinë. (Prapa Pallatit të Rinisë)

Çmimi: 25 €

Kategoria: e lehte

Vendi: Në parkingun përballë ish Rtv 21, Prishtinë. (Prapa Pallatit të Rinisë)

Statusi: Active

Ecja do të fillojë nga Vodno e Mesme ku mbërrijmë me autobus, për të vazhduar drejt majës Vodno 1060 m/lmd (kjo pjesë bëhet me teleferik) 🚠 prej nga do të vazhdohet drejt kurrizores dhe shkëmbit të Shishovës për të mbërritur tek destinacioni i Kanionit të Matkës, të cilin e kalojmë me varka 🛶\r\nEcja zgjat 12km dhe përfundon në anën e kundërt prej pikës së nisjes, ku edhe na pret autobusi. Pikat panoramike janë mundësi e jashtëzakonshme për adhuruesit e fotografisë, në këtë zonë që njihet si Perla e Ballkanit. 🌄 🤸‍♂️\r\nDetajet për pjesëmarrje ⬇️\r\nRezervimet ☎️ : mund t\'i bëni përmes telefonit në +38345613005 (Viber, Whatsapp apo thirrje) ose në inbox të faqes sonë.\r\nNisja ⏰: Të dielen (29 shtator) në orën 07:00 të mëngjesit, në parkingun përballë ish Rtv 21, Prishtinë. (Prapa Pallatit të Rinisë)\r\nCmimi për pjesëmarrje: 25 Euro për person, përfshihet: bileta për teleferik dhe varkë, transporti dhe guida.\r\nRrobat: këpucë përshtatshme për ngjitje.\r\nDy maica për t\'i ndërruar pas djersitjes, duks të ngrohtë dhe xhaketë. Kapelë, syze për diell dhe spf.\r\nÇantë shpine me ushqim ditor, pemë, fruta të thata, çokollata dhe 1l ujë.\r\n📌 Me vete duhet t\'i keni pasaportat ose letërnjoftimin.\r\n(Patentë shoferi nuk lejohet)\r\nShoqni e dashni për natyrën 💚