Maja e Ortekut

Ngjitje në bjeshkë dhe male.

Data and hour: 2024-09-29 - 06:00

Vendi i nisjes: Në rrugën midis Waikik-it dhe Viva fresh-it

Çmimi: 15 €

Kategoria: e lehte

Vendi: Në rrugën midis Waikik-it dhe Viva fresh-it

Statusi: Active

Përshëndetje adhurues të ecjeve,\r\nkëtë të diel, ftoheni të na bashkëngjiteni në ecjen që do ta bëjmë në malet e Sharrit nga pjesa e Maqedonisë së Veriut.\r\nNga Kodra e Diellit do të vazhdojmë ngjitjen drejt majës së Ortekut (Pllatit) 2398 m/lmd.\r\nPamjet, jo vetëm nga maja, por gati se gjatë gjithë shtegut janë tërheqëse. Andaj, si të tilla, mundësojnë kapje të fotografive, të cilat edhe mund të bëhen pjesë e kujtimeve tuaja të mrekullueshme.\r\nEcja posi nuk konsiderohet e vështirë (ngjitje 720), mund të themi që është e përshtatshme edhe për kanë në plan t\'i hyjnë pasionit tërheqës të bjeshkatarisë.\r\nGjatësia e shtegut në një drejtim 8.5 km.\r\nVeshja duhet të jetë e përshtatshme për kohën.\r\nVendtakimi: Në rrugën midis Waikik-it dhe Viva fresh-it\r\nOra: 5:45-6:00\r\nParticipimi: 15 euro\r\nMeqë kalojmë kufirin, njërin nga dokumentet (letërnjoftimin ose pasaportën), duhet ta keni me vete.\r\nRastin ideal për t\'u kënaqur me këtë atraksion, nuk e humbisni nëse i rezervoni vendet me kohë, duke na shkruar në inbox ose në numër telefoni 044125673.\r\nAfati i fundit deri të shtunën (28.09.2024), ora 15:00.\r\nNëse plotësohet numri i planifikuar, lista do të mbyllet edhe para kësaj ore.\r\nShoqëria Bjeshkatare \"MAJA\"